‘Stacion’ në Supermarket 2011
Panairi i Artit Supermarket 2011 është PO’ja e parë e Qendrës për Art Bashkëkohor të Prishtinës (Stacion) për të qenë pjesë e një panairi ndërkombëtar të artit bashkëkohor.
Stacion atje do të shfaqet me një ekspozitë- reproduktim, në të gjitha
elementet e dizajnit dhe arkitekturës së saj, ndonëse e shfaqur vetëm me
shtresën e shtuar të kësaj ekspozite, e që në fakt është e ardhmja e ekspozitës së prodhuar në Prishtinë.
‘Stacion’ do të ekspozojë veprat artistike të Filoart: Zelimir Zilnik, Driton Hajredini, Milica Tomic, Bekim Gllogu, Lulzim Zeqiri, Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina, Fitore Isufi, Rudina Xhaferi, Kadër Muzaqi, Merita Koci, Flaka Haliti, Driton Selmani, Alban Muja & Yll Çitaku, Shota Bukoshi, Petrit Halilaj, Lëvizja Vetëvendosje!, Felix Gmelin, Maria Jose-Rojas.
Ekspozita është shfaqur për herë të parë në kuadër të projektit Arkivi Mobil – i cili është një projekt i udhëhequr nga Qendra e Izraelit për Art Digjital, e themeluar në mars të vitit 2007, nga Eyal Danon, Galit Eilat dhe Eva Birkenstock. Arkivi Mobil është një version portabël i Arkivit të Qendrës Izraelite për Art Digjital, dhe ajo që nga viti 2007 udhëton nëpër botë. Në kuadër të këtij udhëtimi çdo institucion partner kontribuon me vepra të reja që i shtohen koleksionit origjinal, duke e dërguar atë tutje, drejt një versioni të zgjeruar.
Stacion ndërkaq, në qershor të vitit 2010 ka qenë një stacion i Arkivit Mobil. veprat që do të shfaqen në Supermarket 2011, janë përzgjedhur nga ‘Stacion’ - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për të qenë pjesë e Arkivit Mobil. Përzgjedhja të jetë një përgjigje ndaj deklaratës: Arkivi
mobil është ftuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në një kontekst dhe vend që nuk ka kulturë apo institucione arkivore.
Çka ndodhë me dokumentimin dhe punën e një nisme jo-qeveritare pasi që
institucioni të pushojë së ekzistuari? A dërgohet ndonjë prej materialeve të këtyre projekteve në arkiv, apo ku gjendet ai?
Ndryshe, ky projekt ka për qëllim që këtë dhe çështjet e ndërlidhur ame të t’i ngris në nivel publik dhe të fillojë diskutimin për modelet ekzistuese të arkivimit të kujtesës, veprave dhe ngjarjeve.
Pjesëmarrja e ‘Stacion’ në Supermarket 2011 është përkrahur nga Instituti Suedez dhe DZG. Puna kuratoriale e ekspozitës është bërë nga Albert Heta.