Athina tërheq konsullin grek në Korcë
Nga Express më 18 shkurt 2011 në ora 13:30
Konsullit grek në Korcë, Theodhoros Ikonomu i është komunikuar nga Athina zyrtare se nuk do të përfaqësojë më Greqinë në qytetin shqiptar.
Lajmin e kanë bërë të ditur për Top News burime jozyrtare pranë Ministrisë së Jashtme greke.
Sipas burimeve, Ikonomu është thirrur që më 16 shkurt për të dhënë llogari në selinë e Ministrisë së Jashtme në Athinë.
Komunikimi në fjalë vjen vetëm pak ditë pasi konsulli deklaroi se qyteti i Korcës është Vorioepir dhe se vllehët janë grekë.
Deklarata e tij shkaktoi reagime të shumta në nivele të ndryshme të shoqërisë shqiptare, të cilat kërkuan edhe largimin e Ikonomus nga vendi.