E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kërkon Tevezin si huazim

Juventus synon të merr si huazim sulmuesin e Manchester Cityt Carlos Tevez gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli argjentinas në javët e fundit ka qenë të qendër të vëmendjes pasi refuzoi të inkuadrohej si rezervist në humbjen 2-0 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

City, thuhet se tashmë ka vendosur për largimin e tij dhe sipas medieve italiane Juventus synon të shfrytëzojë situatën aktuale dhe tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e klubit anglez rreth mundësisë së marrjes së Tevezit në Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›