E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Çmendet’ Besiktas

Besiktas ka bërë blerje të trefishtë, duke siguruar për janar shërbimet e treshes portugeze Simao, Almeida e Fernandes. Ylli i kësaj skuadre, Quaresma, do ta ketë mbështetjen e tre bashkëkombësve të tij të shquar, për arritjen e objektivave të klubit bardhezi këtë sezon. Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 10:03

Gjiganti turk, Besiktas është ‘çmendur’ para afatit kalimtar të janarit, duke bërë në të njëjtën kohë treshen portugeze, Simao Sabrosa-Hugo Almeida dhe Manuel Fernandes. Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk, pa cekur detajet tjera.

Kjo treshe i bashkohet dy përforcimeve tjera të bërë gjatë verës nga udhëheqësit e klubit bardh e zi, Guti, të cilin e transferuan nga Real Madrid dhe Ricardo Quaresman, të cilin e kishin blerë nga Inter.

Mesfushori ofanziv, 31 vjeçari Simao, është larguar nga Atletico Madrid gjashtë muaj para se t’i skadonte kontrata. Klubi spanjoll nuk ishte i interesuar që ta vazhdonte kontratën me ish futbollistin e Sporting Lisbonës, Barcelonës e Benficas.

“Simao e ka kuptuar se ne nuk ishim të interesuar më për të, kështu që ai e bëri gjënë e duhur dhe do të largohet”, ka konfirmuar presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo.

Nga 15 ndeshje sa i zhvilloi këtë sezon, Simao shënoi 4 gola për fituesin e Europa League dhe Superkupës së Evropës. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe sulmuesi i rrezikshëm 26 vjeç i Werder Bremenit, Almeida, i cili kishte kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, mesfushori 24 vjeç i Valencias, Fernandes, e ka kaluar me sukses testin mjekësor dhe shumë shpejt pritet ta nënshkruajë kontratën. Me këtë rast, mesfushori Quaresma do t’i mirëpresë tre bashkëkombësit e tij, të cilët sigurisht do ta ndihmojnë klubin turk për të arritur suksese këtë sezon.

Aktualisht, Besiktas zë pozitën e pestë në Turckell Super Lig, mirëpo këto përforcime mund të ndryshojnë shumëçka tek ekipi i trajnerit Bernd Schuster, në pranverë. Ndërkohë, klubi nga Stambolli e ka siguruar një vend në të 16-tën e finales së Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›