E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk morëm doping

Nga Express më 15 dhjetor 2010 në ora 10:01

Selektori i Spanjës, kampione e botës, Vicente Del Bosque ka folur për skandalin e dopingut në sportin spanjoll, përkatësisht pas deklaratës shokuese të mjekut Eufemiano Fuentes, i cili ditë më parë thoshte se, nëse do t’i zbulonte gjërat, Spanja do ta humbiste edhe Evropianin edhe Botërorin.

“Jam në futboll që 43 vjet dhe nuk njoh dhe nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë. është e qartë se më befason kjo që po e dëgjoj, posaçërisht për faktin se gjatë ushtrimit të aktivitetit tim, nuk kam parë asnjëherë diçka të tillë. Triumfi i përfaqësueses sonë në Afrikën e Jugut është rezultat i punës së skuadrave dhe e shpirtit të grupit, duke i parë raportet në mes të të gjithë futbollistëve”, theksoi Del Bosque.

Edhe mesfushori spanjoll, Xavi, ka mbetur gojëhapur kur ka dëgjuar gjëra të tilla. Futbollisti i Barcelonës e ka prekur po ashtu këtë temë të ndjeshme. “E kemi fituar Evropianin dhe Botërorin me bindjen e qartë se nuk kemi qenë të dopinguar. Ne bëjmë kontrollime të shpeshta dhe në këtë aspekt jemi të qetë”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›