“Apollo 18” zbulon fshehtësinë e NASA’s
Çka ndodhi me misionin jozyrtar të Agjencisë Amerikane të Hapësirës (NASA) mund të zbulohet në filmin që në kinema arrin në muajin prill. Filmi quhet "Apollo 18", me regji të Gonsalo Lopez Galiego, dhe është produksion i Timur Bekmambetov.
Zyrtarisht, “Apollo 17”, i vitit 1972, ishte misioni i fundit i NASA që ishte dërguar në Hënë, megjithëse një vit më vonë dy astronautë amerikanë u nisën në një mision të fshehtë, të financuar nga Ministrie amerikane e Mbrojtjes.
Në film janë shfrytëzuar xhirime origjinale të shënuara nga ata, ndërsa NASA mohon autenticitetin e tyre. Mirëpo, teoricienët e komploteve pohojnë se në ato xhirime në fakt fshihet arsyeja e vërtetë e ndalimit të misioneve të mëtutjeshme në Hënë.
Premiera e filmit “Apollo 18” është caktuar për muajin prill.