U mërzit për Burrelin
Nga Express më 17 mars 2011 në ora 10:23
Këngëtarja Juliana Pasha, që konsiderohet si njëra nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare, ka thënë se kishte qarë kur u largua nga vendlindja e saj, Burreli.
Juliana ka lindur në qytetin e Burrelit, në një familje të nderuar. Kompozitorët e saj janë të shumtë, por disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare që kanë bashkëpunuar me të janë: Ardit Gjebrea, Shpëtim, Saraçi, Adrian Hila, Endri Sina, Pirro Çako, Alfred Kaçinari dhe shumë të tjerë.
“Një nga gjërat që më ka lumturuar më shumë ka qenë faqja kryesore e qytetit tim, Burrelit në Facebook. Bashkëqytetarët e mi janë ndjerë krenarë për mua, sikurse edhe unë ndjehem krenare për vendlindjen time”, ka thënë ajo në një intervistë për mediat shqiptare.