Stuhia gjeomagnetike godet Tokën

Fusha magnetike e Tokës do të goditet nga stuhia më e fortë gjeo-magnetike në gjashtë vjetët e fundit, çfarë mund të ndikojë në sistemin elektrik, në satelitë dhe në vijat ajrore, ka njoftuar Qendra Amerikane për Parashikimin e Motit në Hapësirë.
Stuhia gjeo-magnetike është një ndërprerje e përkohshme e fushës magnetike të Tokës, ndërsa shkaktohet nga aktiviteti diellor.
Grimcat diellore pritet të lëvizin me një shpejtësi prej 2 mijë kilometrash në sekondë, që është pesë herë më shumë se shpejtësia normale e tyre.
Kjo thuhet të jetë edhe arsyeja përse mund të vijë deri te pengesat në radio-lidhje.
Ndikimi i stuhisë gjeomagnetike në njerëz vetëm sa ka filluar të studiohet.