Totti mund të rikthehet në Kombëtare

Sulmuesi i Romës, Francesco Totti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në Kombëtaren italiane. Selektori i Azzurrëve, Cesare Prandelli, kishte thënë të dielën se 35 vjeçari do të jetë në konsideratën e tij për një vend në skuadrën e Italisë për Euro 2012, nëse është në formë të mirë deri në fund të sezonit.
“Kombëtarja? Kurrë s’i dihet. Jam mjaft i nderuar që Prandelli po llogarit në mua, sepse kam pasur marrëdhënie të mira me të. Kam dëgjuar fjalë të mira për të si trajner, ai ka bërë punë të mirë. Të shohim se si do të jem deri në maj. Do të isha i lumtur”, deklaroi Totti.