E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Curiosity” dërgoi pamjet e para nga Marsi

Roboti i agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, ka transmetuar një video me rezolucion të dobët, në të cilën shihen 150 sekondat e fundit të uljes nëpër atmosferën e Marsit.

Derisa kjo video shfaqej në një ekran të madh, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s në Kaliforni brohoritnin me entuziazëm.

Videoja filloi me largimin e mburojës për mbrojtje nga nxehja dhe përfundoi me pluhurin e ngritur, derisa roboti u ulë i mbajtur nga kabllot në një krater të vjetër.

Shkencëtari i NASA-s, Michael Malin, tha se kjo ishte një ulje “elegante”.

Roboti “Curiosity” do t’i kaloj disa kontrolle, që mund të zgjasin me javë të tëra, para se ta filloj misionin në sipërfaqe, duke mbledhur gurë dhe mostra të sipërfaqes, me të cilat do të përcaktohet nëse Marsi ndonjëherë ka pasur kushte për mbështetjen e jetës së organizmave mikroskopikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›