Gazprom, në Milan me 180 milionë

Kompania shtetërore ruse e gazit, Gazprom, po mendon seriozisht të investojë në gjigantin italian, Milan.
Sipas të përditshmes spanjolle AS, presidenti i Rossonerëve, Silvio Berlusconi është takuar me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Eksportuesi më i madh i gazit natyral në botë mund t’i blejë 25 për qind të aksioneve të klubit italian për 180 milionë euro, me ç’rast siguron edhe shpenzime në përforcimin e ekipit.
Gazprom është tashmë pjesë e botës së futbollit, pasi që është sponsor kryesor i Zenit San Petersburg në Rusi dhe Schalke 04 në Gjermani.