E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dzeko nuk largohet nga City

Roberto Mancini thotë se nuk ka mundësi që Edin Dzeko të largohet nga Manchester City, përkundër faktit se sulmuesi boshnjak dëshiron të shkojë në një ekip tjetër, ku mund të luajë rregullisht.

“Ai nuk do të largohet nga City. Është e drejt e tij të thotë se nuk ndihet mirë të qëndrojë në bankinë, por kur i bashkohesh një klubi të madh, atëherë konkurrenca është normale”, ka thënë menaxheri i ‘Citizens’ për Sky Sport Italia.

Dzeko ka realizuar dy gola të dielën, në fitoren 4:0 ndaj ekipit Limerick. Ish futbollisti i Wolfsburgut pëlqehet nga Juventusi dhe Milani në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›