Rikonstruksion shtëpisë së Kadaresë
Shumë shpejt pritet të rifillojnë punimet restauruese në shtëpinë e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, pas një ndërprerje prej gati dy vjetësh, shkak për të cilën ishte shpronësimi i objektit, pasi në të banonte një familje.
Bashkia e Gjirokastrës do të ndërhyjë duke bërë dëmshpërblimin e kësaj familje, por njëkohësisht edhe duke dhënë mundësinë për rifillimin e punimeve restauruese në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe, e cila së shpejti do të kthehet në një qendër kulturore.
“Këtu ka lindur ikona e letrave dhe kryeambasadori shqiptar Ismail Kadare. Këtë shtëpi do ta bëjmë bibliotekë ndërkombëtare, biblioteka “Kadare”. Lekët për këtë projekt janë dhënë nga UNESKO por ka ngecur për një ndërtesë që në sistemin socialist i është dhënë një banori, por ne si bashki me njohjen e problemit kemi dhënë vlerën e plotë për shpronësimin e kësaj familje. Kadareja ka biseduar me mua, ku ka falënderuar veprimin e bashkisë dhe projektin që do ta zbatojmë në këtë zonë”, u shpreh Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime.