“FOL”: Mediet më aktive në denoncimin e aferave korruptive

Prishtinë, 17 gusht - Duke marrë parasysh nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike, qoftë në nivel qendror, qoftë atë lokal, Lëvizja FOL që nga muaji shkurt i këtij viti është duke realizuar projektin e saj ‘Monitoruesi i Korrupsionit’, i cili është mbështetur nga USAID – Programi për Fuqizimin e Shoqërisë Civile dhe zbatuar nga Instituti për Komunitete të Qëndrueshme. Deri më tani kemi publikuar 6 raporte, përfshirë edhe këtë për muajin korrik, ku kemi paraqitur të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga institucionet e Kosovës karshi korrupsionit.
Armend Mazreku, zyrtar i monitorimit dhe analizave në Lëvizjen FOL, me rastin e publikimit të raportit “Monitoruesi i Korrupsionit” për korrik 2010, nxori në pah të arriturat dhe ngecjet gjatë këtij muaji. Aktivitetet kryesore të Qeverisë së Kosovës për muajin korrik kanë qenë shkarkimi i zv/ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Gjergj Dedaj për, siç është thënë, shkaqe të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, pastaj miratimi i Projekt-Ligjit për Prokurimin Publik dhe inicimi i nxjerrjes së Ligjit Anti-Mafia, deklaroi Mazreku.
Më tutje ai shtoi se Kuvendi i Kosovës ka mbajtur pesë seanca plenare, tri prej të cilave seanca solemne për: Tony Blairin, fjalimi i presidentit Sejdiu dhe mbështetja për Mendimin Këshillëdhënës të GJND-së.
Nga statistikat për periudhën janar-korrik, shihet se nga 104 pyetje, sa janë parashtruar gjithsej në Kuvendin e Kosovës, vetëm 41 prej tyre janë bërë për afera të ndryshme korruptive. Gjatë këtij intervali kohor, deputetët më aktivë në denoncimin e aferave korruptive kanë qenë Driton Tali, me 13 pyetje parlamentare, Naim Rrustemi me 10, Riza Smakaj me 5 dhe Xhylnaze Syla me 2.
Sa i përket Misionit të BE-së për sundim të ligjit në Kosovë EULEX, ky i fundit gjatë muajit korrik pati arrestuar Ilir Tolajn, këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, dhe Gani Zogajn, IT në Ministrinë e Administratës Publike, me akuzën për shlyerjen dhe fshehjen e informacioneve për “Rastin Limaj”. Megjithatë, të dy janë liruar, mirëpo hetimet për mbledhjen e fakteve ndaj tyre janë duke vazhduar. EULEX-i ka paralajmëruar edhe për arrestime të tjera, duke përfshirë edhe arrestime në Mitrovicën e Veriut.
Task Forca Anti-Korrupsion, e cila vepron në kuadër të Prokurorisë Speciale, për herë të parë është funksionalizuar me rastin e arrestimit të guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Për herë të parë prokurorët vendorë janë angazhuar në një rast të tillë, të nivelit të lartë.
Policia e Kosovës ka filluar fushatën e saj anti-korrupsion përmes shpërndarjes së broshurave për sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për denoncimin e aferave korruptive. Ka arrestuar edhe një zyrtar të pylltarisë në Komunën e Pejës, mirëpo është liruar nga gjyqtari i Gjykatës Komunale në Pejë, ani pse ka pasur fakte të mjaftueshme për dënimin dhe burgosjen e tij;
Niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet publike ka alarmuar edhe deputetët e Parlamentit Evropian. Në Rezolutën e miratuar për Kosovën është kërkuar që viti 2010 të jetë viti i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
Ndërkaq Jetmira Bajrami, koordinatore e projektit “Monitoruesi i Korrupsionit” u deklaroi se gjatë monitorimit të medieve të shkruara në Kosovë janë identifikuar gjithsej 177 artikuj të publikuar nga gazetat e përditshme, si Koha Ditore, Zëri, Kosova Sot dhe Express, ku veçohen 62 tema për çështje të korrupsionit. “Fol” nuk ka informacione nëse prokuroria e Kosovës ndonjërin prej këtyre 177 artikujve të publikuar nga mediet kosovare për korrupsion i ka shqyrtuar e hetuar.
Në kuadër të Doganave të Kosovës janë shqiptuar 4 masa disiplinore dhe 4 zyrtarë tjerë janë suspenduar për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare. Lëvizja FOL ka organizuar një tryezë të rrumbullakët për “Konfliktin e Interesit”, në të cilën është publikuar edhe lista e deputetëve të cilët mbajnë edhe pozicione tjera e që paraqesin konflikt të pastër interesi.