KFOR: Përgjegjësitë e plota për ruajtjen e manastireve nuk janë bartur ende

Prishtinë, 17 gusht - Zyra për informim e KFOR-it thotë se është detyruar nga raporte jo korrekte të shtyra nga Kisha Ortodokse Serbe të sqarojë çështjen e sigurisë së objekteve fetare serbe në Kosovë.
KFOR-i thotë se vendimi për transferimin e përgjegjësisë për ruajtjen e katër objekteve, përfshirë Manastirin e Graçanicës, e ka marrë Këshilli i NATO-s në korrik.
Por në komunikatë thuhet se përgjegjësitë nuk janë bartur në tërësi për asnjërën.
Bartja e përgjegjësive ka filluar për objektin ortodoks në Graçanicë dhe do të vazhdojë nën mbikqyrjen e KFOR-it. Për tre objektet e tjera ende nuk është marrë vendim se kur do të fillojë procesi i njejtë, thuhet në njoftim.