E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohet intervenimi i qeverisë në uljen e çmimit të bukës

Prishtinë, 17 gusht - Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës kërkon intervenimin e qeverisë për të ndikuar në uljen e çmimit të ngritur të bukës. Një ndër masat e propozuara është lirimi nga Tatimi mbi vlerën e shtuar për artikujt e bukës dhe të miellit.
Qeveria nuk ka siguruar rezervat e shtetit me drithëra dhe nuk ka asnjë strategji për situata të tilla, potencoi kryetari Sindikatës së Bujqëve, Tahir Tahiri.
“Konkretisht mendojmë se masat të cilat duhet t’i merrë qeveria në këtë rast janë heqja e TVSH për bukën për furtarët, për mullisët dhe për artikujt tjerë ushqimorë të cilët aanë të domosdoshëm për çka ka edhe ngritje të cmimeve”, tha ai, raporton RTK.
Federata thotë se qeveria duhet të ketë mjetet e siguruara për intervenime në raste të këtilla. Sipas drejtuesve të federatës, gjendja nuk do të ishte e tillë, sikur qeveria të subvenciononte bujqësinë. Për t’i evituar rastet e këtilla në të ardhmen, Federata Sindikale e Bujqëve kërkon që qeveria menjëherë të ndërmerrë masa për të subvencionuar mbjelljet e sivjetme vjeshtore me nga 200 euro për hektar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›