Institucionet nuk e kanë shlyer borxhin ndaj dëshmorëve të UÇK-së

Pejë, 17 gusht - Ish-komandanti i përgjithshëm i UçK-së, Agim çeku ka vlerësuar se për bashkëluftëtarin e lirisë, kushëririn e tij, Skënder çeku, në këto 12 vjet janë dhënë vlerësime nga më të lartat për veprën e tij. “Por, ndaj Skënderit, nga lavdia e të cilit përfitoj edhe unë si komandant dhe bashkëfamiljar i tij, institucionet e Kosovës nuk kanë shlyer borxhin”, ka thënë çeku, duke potencuar se jo vetëm çekut, i rënë në e betejën e njohur të Loxhës, i mungon përmendorja, dekorata për trimërinë.
“Institucionet tona duhet të investojnë edhe në këtë aspekt për ish-ushtarët e rënë dhe komandant si Skënder çeku”, ka thënë Agimi. Ai ka shtuar se dëshmorët janë gjithnjë pranë nesh dhe se ata edhe të vdekur marrin plagë sa herë që punët nuk shkojnë mirë në shtetin e Kosovës për të cilin edhe janë flijuar.
Të martën, në 12-vjetorin e rënies së Skënder çekut, në fshatin Loxhë të Pejës janë gjendur edhe figura politike, si i pari i Pejës, Ali Berisha me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe ish-ushtarë të UçK-së.
Pren Marashi, sekretar i OVL-së në Pejë, në këtë përkujtim ish-bashkëluftëtarin e tij, gjeneralmajorin Skënder çeku e ka cilësuar luftëtar të radhëve të para dhe bazament të Kosovës së pavarur.
Pas ceremonisë së përkujtimit të veprës së gjeneralmajorit Skënder çeku, të pranishmit kanë vazhduar në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit për të bërë homazhe pranë varrit të tij.
Gjeneralmajor Skënder çeku ishte pjesëmarrës i shumë betejave në Rrafshin e Dukagjinit gjatë luftës. Në betejën e Loxhës ishte treguar luftëtar i paepur. Në dyluftim me forcat serbe ishte plagosur nga një granatë. Bashkëluftëtarët e tij e kishin tërhequr dhe dërguar në Spitalin Ushtarak të Siemetishtës së Therandës. Pas dy ditësh kishte ndërruar jetë.
Shkolla e fshatit të tij në Qyshk, pas luftës mban emrin “Skënder çeku”.