E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ferr” për pasardhësin e Villas-Boasit

Ish-menaxheri i Chelseas, Luis Felipe Scolari ka theksuar se do të jetë “ferr” për këdo që zëvendëson Andre Villas-Boasin në krye të gjigantit londinez.

Scolari, tani trajner i ekipit brazilian Palmeiras nuk është befasuar me shkarkimin e portugezit të dielën sepse mendon se Chelsea dallon nga klubet tjera në Angli.

“Anglia ka klube si Arsenali ku Arsene Wenger ka kaluar shumë vite dhe ka fituar vetëm dy ose tre kampionate. Por, kultura e Chelseas është shumë më ndryshe. Villas-Boas ishte kampion dhe do të vazhdon të jetë i tillë. Atij iu deshtë zëvendësonte së paku shtatë ose tetë futbollistë, por dështoi. Do të jetë ferr për këdo që e zëvendëson atë” deklaroi Scolari për mediet angleze.

Asistenti Roberto Di Matteo është emëruar në detyrë deri në fund të sezonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›