Cesar inspiroi rikthimin e Interit

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka bërë të ditur se një fjalim inspirues nga portieri Julio Cesar i ndihmoi skuadrës të rikthehet nga disavantazhi prej dy golave dhe të barazojë 2-2 kundër Catanias të dielën.
"Duke konsideruar pozitën në të cilën ishim, mendoj se ekipi tregoi karakter të mirë, sidomos në pjesën e dytë dhe besuam se mund të fitonim ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit. Ata na befasuan me dy gola e më pas në zhveshtore Julio bëri një fjalim të mrekullueshëm që na ndihmoi të rikthehemi” deklaroi Zanetti për uebfaqen zyrtare të klubit.