E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimoviç e meriton Topin e Artë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka uruar që sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç të fitojë Topin e Artë si futbollisti më i mirë në botë.

Ylli suedez vazhdon të jetë futbollisti kryesor i Rossonerëve dhe Allegri mendon se ai meriton të konsiderohet në shkallë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Uroj që Ibrahimoviç të fitojë Topin e Artë edhe pse kjo do të varet nga rezultatet tona këtë sezon. Së bashku me Messin dhe Ronaldon, ata janë aktualisht tre futbollistët më të mirë në botë”, deklaroi Allegri për mediet italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›