E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Filmi i ri” i Hitchcock

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 16:21

Sipas revistës amerikane ‘Hollywood Reporter’, konservuesit në Zelandën e Re kanë zbuluar filmin më të vjetër të regjisorit të njohur Alfred Hitchcock, "The White Shadow" (Hija e Bardhë). Filmi daton nga viti 1924.

Kjo, në fakt, është vetëm gjysma e filmit pa zë, i cili përshkruhet të jetë një melodramë britanike të cilën, me qëllim të distribuimit, me sa dihet asokohe e kishte blerë kompania hollivudiane e Louis Selznik.

Në filmin e Alfred Hitchcock, që asokohe ishte 24-vjeçar, rolin e dy motrave binjake (njëra engjëll, e tjetra ‘e pashpirtë’) e luan Betty Compson. Besohet se ky është filmi më i vjetër i Hitchcock, i cili në të shfaqet si ndihmësregjisor, drejtor artistik, montazher dhe tekstshkrues.

Përndryshe, filmi është gjetur në sefin e Arkivit Filmik, në Wellington.
Në fakt, janë gjetur tri nga gjashtë pjesët e pamontuara të filmit, për të cilin besohet se nuk ekziston asnjë kopje tjetër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›