E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola nuk befasohet nga Chivasi

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 15:55

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se nuk ishte i befasuar nga paraqitja e skuadrës meksikane Chivas de Guadalajara që mposhti kampionin e Evropës 4-1 në praninë e 70,080 shikuesve, në stadiumin Sun Life në Miami të mërkurën mbrëma.

“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e Chivasit. Futbolli meksikan është shumë dinamik dhe atraktiv”, tha Guardiola.

Marco Fabian ishte hero për Chivasin duke shënuar dy gola, ndërsa në listën e realizuesve ishin edhe Giovani Casillas dhe Jose Luis Verduzco.

Golin e vetëm për Barcelonën, atë të epërsisë e shënoi David Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›