E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hëna është formuar pas një përplasjeje?

Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 16:30

Disa shkencëtarë kanë filluar të besojnë se hëna jonë është formuar nga përplasja e dy hënave. Teoria e dy hënave të përplasura shpjegon pse dy faqet e hënës janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra.

Është e pranuar nga shumë se një trup me përmasat e Marsit goditi tokën, nga i cili u nda një pjesë duke krijuar hënën. Kjo teori sidoqoftë shpjegon diferencat midis tokës dhe hënës, por jo ato ndërmjet dy faqeve të hënës.

Prandaj shkencëtarët besojnë se edhe një hënë e vogël është formuar nga përplasja objektit, e cila u përplas me tjetrën dhe formoi hënën e sotme.

Shkencëtarët thonë se hëna e vogël kishte përmasa sa 1/3 e hënës.

Ata pretendojnë se përplasja me një shpejtësi subsonike nuk krijon një krater. Goditja krijon një shtesë materiali, e jo një krater.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›