E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fondi i shpëtimit” i BE-së 440 miliardë euro

Bruksel, 9 gusht – Fondi stabilizues i Bashkimit Evropian, i cili mund të mbledh 440 miliardë euro për të ndihmuar vendet me borxhe të BE-së, është plotësisht operativ.

Me rimëkëmbjen e tregjeve financiare pas krizës më të rëndë të borxheve në Greqi dhe raporteve pozitive të kësaj jave të BE-së dhe FMN-së, të gjithë shpresojnë se fondi nuk ka nevojë të përdoret, transmetojnë mediet kroate.

Fondi, i quajtur zyrtarisht Fondi evropian për stabilitet financiar (EFSF), garanton të gjitha 27 anëtaret e BE-së, kanë theksuar krerët e saj.

Edhe pse fondi me seli në Luksemburg, është bërë plotësisht operativ, akoma nuk ka marrë një vlerësim kreditor, që është qenësore në përcaktimin se sa shtrenjtë do të merret huaja, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›