BP i ofron asetet e saj Rosneftit rus

Londër, 9 gusht – Gjiganti britanik i naftës “British Petroleum” i ka ofruar projektet e saj në Vietnam, Pakistan dhe Venezuelë kompanisë ruse Rosneft dhe TNK-BP-së.
Siç transmeton gazeta ruse “Vedomosti”, projekti i përbashkët britaniko-rus TNK-BP është i interesuar veçanërisht për asetet vietnameze të BP-së.
Kompania britanike ka bërë publike javën e kaluar planet për shitjen e aseteve në vlerë prej 30 miliardë dollarë, kryesisht fusha të naftës e gazit, për të mbuluar më lehtë kostot e heqjes së naftës nga Gjiri i Meksikës.
Vikendin e kaluar janë paraqitur spekulime se BP synon të shes edhe zinxhirin e saj të pompave të benzinës Aral në Gjermani, që vlerësohet në 2 miliardë euro.