E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja kthehet në Somali pas 17 vjetëve

New York, 9 gusht – Kombet e Bashkuara, misionet diplomatike dhe organizatat e huaja, pas 17 vjetëve, do të rinovojnë praninë e tyre në Somali, në vendin e shkatërruar nga luftërat civile dhe aktivitetet e grupeve rebele.

Nga organizata botërore është njoftuar se vendimi do të realizohet brenda dy muajve, ka raportuar agjencia britanike Reuters.

I dërguar special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Somali, Augustin Mahiga, ka deklaruar se vendimin për kthimin në Somali është marrë në bazë të iniciativës së Ban ki Moonit.

Kombet e Bashkuara janë tërhequr nga Somalia në vitin 1993, dhe pak më vonë janë mbyllur edhe shumica e ambasadave në vendin, i cili që 19 vjet nuk ka qeveri efektive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›