E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjurmët e Gjeçovit” në Janjevë

Në Janjevë, të komunës së Lipjanit, më 16 qershor të këtij viti, nga ora 10, mbahet për të njëmbëdhjetën herë me radhë manifestimi tashmë tradicional letraro-kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”. Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 08:37

Me këtë rast do të bëhet fjalë për figurën poliedrike të kolosit Shtjefën Gjeçovi, pastaj do të mbahet orë letrare, si dhe do të vizitohet Shtëpia e lindjes së Gjeçovit.

Manifestimi i sivjetmë organizohet nga Drejtorati për Kulturë, Rini e Sport të komunës së Lipjanit si dhe Shkolla Fillore në Janjevë.

Manifestimi i sivjetmë përshkohet nga fryma e 40-vjetorit të manifestimit kulturor, letrar e shkencor “Takimet e Gjeçovit” që mbahet në Zym të Hasit. Me këtë rast mbahet edhe Ora letrare e manifestimit, ku do të prezantohen poetë të dëshmuar nga Kosova dhe viset tjera shqiptare.

Do përmendur se në kuadër të manifestimit edhe Shkolla Fillore “Shtjefën Gjeçovi” e Janjevës kremton Ditën e shkollës, ku nxënësit e këtij lokaliteti do të prezantohen me një program kulturo-artistik, si dhe do të vizitohet Shtëpia e lindjes së Shtjefën Gjeçovit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›