E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe për Bekim Fehmiun

Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 08:35

Sot (e mërkurë), me fillim nga ora 11:00, Teatri Kombëtar i Kosovës organizon homazhe me rastin e njëvjetorit të humbjes së aktorit tonë të madh Bekim Fehmiu.

Në hollin e Teatrit Kombëtar do të jetë i hapur libri i kujtimeve për të gjithë qytetarët dhe ku do të shfaqen filma nga krijimtaria e tij kinematografike.

Ndërkaq, në ora 11:00, i pranishëm do të jetë edhe Memli Krasniqi, ministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Jeta, vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu janë personifikim i krenarisë artistike, dhe i krenarisë kombëtare si dhe frymëzim artistik për të gjitha gjeneratat e ardhshme.

Teatri Kombëtar do ta ketë të freskët gjithmonë kujtimin për të, andaj ju fton të gjithëve që ta ndajmë bashkërisht këtë ndjenjë dhimbje por dhe krenarie”, thuhet, më këtë rast, në një njoftim të dërguar nga Teatri Kombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›