“Irene” lë prapa 40 të vdekur

Uragani “Irene” ka vrarë 40 persona në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet paralajmërojnë se përmbytjet mund të vazhdojnë edhe për tri ditë tjera në shtetet veriore.
Mbi pesë milionë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që Vermonti po rikuperohet nga përmbytjet më të këqija në dekada.
Federata Amerikane e Konsumatorëve ka vlerësuar se dëmet ekonomike, të shkaktuara nga uragani, arrijnë në 7 miliardë dollarë.
Përveç dëmeve të shkaktuara në brigjet lindore, nga Karolina e Veriut në Vermont, stuhia ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë pa rrymë rreth 3 milionë banorë në New York, New Jersey dhe Conecticat.
Aktualisht “Irene” ka kaluar në Kanada, ku ka goditur fillimisht provincat detare dhe Kebekun, duke lënë pa energji elektrike 250 mijë banorë.