E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas një jave, nxirren 19 minatorë nga miniera në Kinë

Janë nxjerrë të gjallë nga nëntoka, 19 minatorët e minierës së qymyrit në Kinë, të cilët ishin të bllokuar që prej një jave. Ata janë nxjerrë në sipërfaqe në gjendje të mirë shëndetësore. Një minator ka vdekur në këtë incident, ndersa tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Miniera ishte urdhëruar të mbyllej në vitin 2007, por ishte rihapur pa leje më 16 gusht. Industria e minierave në Kinë është më e rrezikshmja në botë, ku më shumë se 2,600 minatorë kane humbur jetën në aksidente në vendet e tyre të punës, vetëm gjatë vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›