E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, 50 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur

Në Libi nisi 6 muaj më parë lëvizja e thellë për t`i dhënë fund regjimit 42 vjeçar të Muamar Gadafit.Në Libi numërohen rreth 50 mijë persona të cilët janë vrarë gjatë luftimeve dhe masave vdekjeprurëse të forcave pro kolonelit famëkeq.
Numri i lartë i të vrarëve është bërë publik nga një kolonel ushtarak i rebelëve, Hisham Buhagiar.Sipas tij numri më të madh i viktimave është shënuar në provincat Misurata dhe Zlitan ku numërohen 15 mijë – 17 mijë të vrarë. Ditët e fundit në Libi janë liruar rreth 28 mijë të burgosur të regjimit, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e mbi 20 mijë të zhdukurve, të cilët konsiderohen të vdekur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›