Zico, selektor i Irakut

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 18:31
Braziliani Zico do të jetë selektor i ri i Kombëtares së Irakut. Trajneri brazilian ka bërë të ditur se e ka pranuar ofertën dhe se është i gatshëm të nënshkruajë.
“Jemi dakord për të gjitha. Unë dhe menaxheri im po mendojmë qysh tash për kontratën. Gjithçka është në vendin e duhur sa më përket mua, tash mungon vetëm nënshkrimi”, theksoi Zico për mediat braziliane.
Ish-futbollisti i njohur brazilian ishte pa punë që kur kishte dhënë dorëheqje tetorin e vitit të kaluar, kur punonte në Flamengo, në rolin e drejtorit teknik.