Morine-Merdare gati segmenti i pare i rruges

Në tetor do të lëshohet për qarkullim segmenti i parë i autostradës Merdarë-Morinë, nga hyrja e qytetit të Suharekës deri në pikën kufitare me Shqipërinë. Lëshimi i këtij segmenti të gjatë rreth 30 kilometra do të pasohet me fillimin e punimeve në seksionin e pestë në drejtim të Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur Kryeministri Hashim Thaçi gjatë inspektimit të punimeve në autostradë.
”Ky projekt ku jemi këtu, edhe projekti në veri, pra ky është projekti zhvillimor , projekti I Kosovës së re, projekti i dhënies së kuptimit të plotë të funksionimit të shtetit të Kosovës .Ky projekt nuk do të kishte kuptim pa vënien e sovranitetit të plotë në veri”, tha Thaçi.
Përfaqësuesi i kompanisë Bektel & Enka Sinan Tara tha se ecuria e punimeve po shkon sipas parashikimeve.
“Deri më tani 75% e punës është kryer nga punëtorët e Kosovës. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi duke punuar së bashku me njerëzit nga Kosova, në mënyra që ta sa më shpejt ta përfundojmë këtë projekt, që mund të them se është një ndër projektet më të mëdha në Evropë”, tha Tara.
Për këtë vit qeveria e Kosovës ka ndarë 250 milionë euro për ndërtimin e autostradës dhe po kaq mendohet të ndahen edhe në vitin e ardhshëm për vazhdimin e punimve në drejtim të Prishtinës e pastaj të Merdarit, pikës kufitare me Serbinë deri ku është e paraparë të vazhdohet autostrada. Në ndërtimin e autostradës aktualisht janë të angazhuar 3700 punëtorë, prej të cilëve rreth 2500 janë nga Kosova.
Sala Mustafa