E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Lufthansa” anuloi 190 fluturime

Kompania ajrore “Lufthansa” ka anuluar 190 fluturime hyrje dhe dalje nga Frankfurti, aeroporti më i madh i Gjermanisë, pasi personeli i saj mbajti një tjetër grevë.

Greva e organizuar nga sindikata UFO ka përfshirë edhe punën në aeroportin e Tegelit, në Berlin, në orët e para të së martës.

Sindikatat dhe vijat ajrore kanë qenë prej kohësh në një përplasje mbi pagesat dhe kushtet e punës. Punëtorët mbajtën një ditë grevë të premten e kaluar.

Sindikata UFO po përpiqet të sigurojë një rritje rroge prej 5 për qind për personelin për 15 muaj, duke filluar nga janari i këtij viti.

Sindikata ka deklaruar se nuk ka pasur rritje rrogash për tri vjet dhe ka kërkuar garanci se “Lufthansa” nuk do të shkurtojë vendet e punës dhe se do të përdorë më shumë punonjës të përkohshëm, sikurse është bërë në Berlin.

Aktualisht, kompania po i nënshtrohet një shkurtimi prej 1.5 miliardë eurosh për t’i bërë ballë rritjes së çmimit të karburantit dhe konkurrencës nga kompanitë “low-cost”.

“Lufthansa” ka një ekuipazh prej 19 mijë punonjësish dhe sindikata UFO përfaqëson dy të tretat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›