E Shtunë, 31 Tetor 2026

147Lufthansa148 hyn ne Aeroportin e Prishtines

Nga Express me 16 nentor 2010 ne ora 1252

Sipas te dhenave preliminare nga aplikimet per fluturime ne dhe nga Aeroporti Nderkombetar i Prishtines ANP tregu i fluturimeve pritet te rritet per rreth 30 per qind ne vitin 2011.

ANP-ja per mes nje komunikate njofton se risite me te medha te cilat vecohen per sezonin veror te vitit e ardhshem qe fillon ne fund te muajit mars eshte hyrja per here te pare ne treg e aviokompanise me te madhe gjermane dhe evropiane 147Lufthansa148 me 4 fluturime te rregullta nga qyteti i Dyseldorfit dhe fluturimet e aviokompanise sllovene 147Adria Airvays148 qe pritet te startoje me 5 fluturime ne dite per qytete te ndryshme gjermane.

Gjithashtu rritje te numrit te fluturimeve pritet te beje dhe gjiganti tjeter 147British Airways148 6 fluturime ne jave direkte me Londren 147Easy Jet148 me minimum 5 fluturime ne jave rregullisht dhe 7 ne kohe te sezonit te larte 147Malev148 qe pritet te dyfishoje fluturimet nga 7 ne 14 fluturime gjate javes etj.

147Jemi shume te kenaqur me interesimin e aviokompanive te reja per te filluar fluturimet si dhe rritjen e numrit te frekuencave nga ana e aviokompanive te cilat tashme jane prezente ne ANP. Ky dhe ka qene qellimi jone qe permes ofrimit te kushteve te mira dhe shtimit te atraktivitetit per aviokompanite t146i sjellim ato ne Prishtine te krijojme nje konkurrence lokale qe pa dyshim qe kjo do te shpie tek ulja e cmimeve te biletave per udhetaret. Nje treg i lire dhe nje konkurrence lojale automatikisht perkthehet ne bileta me te lira per udhetaret148 tha drejtori menaxhues i Aeroportit Nderkombetar te Prishtines 147Adem Jashari148 Agron Mustafa sic transmeton Kosovapress.

ANP 147Adem Jashari148 kete vit pritet te kete mbi 1.3 milione udhetare cka paraqet shifren me te larte te udhetareve qe kane qarkulluar ndonjehere neper kete kompani por sipas drejtorit Mustafa edhe pa liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves ekzistojne mundesite reale qe numri i udhetareve ne nje kohe te shpejte te rritet edhe per minimum 200 deri ne 300 mije udhetare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›