E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton luan ne 147Hangover 2148

Nga Express me 16 nentor 2010 ne ora 0952

Ndoshta keshtu ai do te tregoj se eshte aq i mire sa Arnold Schwarzenegger.

Ish presidenti i SHBA146ve pritet qe te paraqitet ne filmin e ri saktesisht pjesen e dyte te komedise filmike 147The Hangover 2148 nje film qe ishte hit vitin e kaluar dhe flet per nje grup beqaresh qe organizojne nje mbremje por kur zgjohen nuk dine se ku jane dhe nuk mbajne mend asgje.

Pjesa e dyte per momentin po xhirohet ne Bangkok te Tajlandes dhe pritet qe te jepet premier vitin e ardhshem dhe sipas revistes 147People148 qe citon burime te paemeruara Clinton do te paraqitet para regjisorit per te bere nje skene ne kete film.

Clinton do te luaj vetveten por detale te tjera nuk jane dhene nga revista e cila ka thene se Clinton po qendron ne Bangkok per te mbajtur nje fjalim per energjine e paster.

Perfaqesuesit e Clinton dhe kompanise Warner Bros. e cila prodhon filmin 147Hangover148 nuk kane kthyer pergjigje ne lidhje me kete gje.

Perderisa Clinton asnjehere nuk ka aktruar per ndonje shtepi filmi ai nuk eshte edhe aq i papervoje pasi qe kur ishte president kishte mbeshtetur ne cdo aspekt producentet e televizioneve Linda Bloodworth-Thomason dhe Harry Thomason.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›