“Maya” prek majat
Pas trofeut në festivalin britanik SwanSea Bay Film Festival, filmi "Maya" i regjisorit Pluton Vasi, me producente Vjollca Dedein, ka hyrë edhe në garën zyrtare të festivalit ndërkombëtar të filmit në Shanghai, një festival ky i kategorisë A, që konsiderohet më i madhi në Azi.
“Maya” garon në të tetë kategoritë filmike për çmimet Golden Goblet, krahas 15 filmave të tjerë të përzgjedhur në mesin e 1520 filmave nga 102 shtete.
"Konkurrimi zyrtar në këtë festival të rëndësishëm është një gjë tepër e rrallë. Ky festival i kategorisë A konsiderohet si Oscar i Azisë", u shpreh producentja Dedei.
Kryetar i Jurisë në edicionin e 14 të Festivalit Golden Goblet do të jetë Berry Levinson, regjisori që fitoi çmimin Oscar për filmin "Rain Man", me Dustin Hoffman dhe Tom Cruise në rolet kryesore. Filmi “Maya” garon, mes tjerash, edhe me filmin e regjisorit Roland Joffe, i cil ishte kandiduar dy herë për Oscar - njëherë për filmin "The Mission", me Robert de Niro dhe Jeremy Irons në rolet kryesore.