Rajoni të respektojë marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës

Ndërmjetësi i BE’së në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper u ka bërë thirrje organizatorëve të takimeve të ardhshme rajonale që të respektojnë dispozitat e marrëveshjes për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
"Do t’ju isha mirënjohës sikur t’i kushtoni vemendje konkluzioneve dhe të siguroni që ato të respektohen", ka theksuar Cooper në një letër bashkë me të cilën ua ka përcjellë edhe tekstin e marrëveshjes.