E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Poeteka” në Përmet

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 18:13

Ka filluar në Përmet Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë, “Poeteka”.
“Qytetet shtegtare të kulturës” quhet cikli i veprimtarive që organizohet në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Agjencinë për mbrojtjen e Shoqërisë Civile, që zgjat deri më 20 korrik.

Sivjet “Poeteka” ka ofruar një mori veprimtarish, me anë të të cilave, krijuesve dhe aspirantëve të shkollës doktorale në studimet letrare, u ofrohet mundësia për të dhënë kontribut në dobi të kërkimit shkencor.

Gjatë këtyre veprimtarive të formatit akademik, shkencor dhe atij të lirë do të shqyrtohen qasjet krahasimtare të krijimtarisë së personaliteteve në fokus (Naim Frashëri dhe Nonda Bulka), me shkollat, rrymat letrare përkatëse, duke synuar zgjerimin e rrafshit të komunikimit dhe këqyrjes së krijimtarisë së tyre si pjesë e një sistemi më të gjerë se letërsia kombëtare.

Gjithashtu, do trajtohen edhe tematika tjera studimore dhe aplikative për historishkrimin e sotëm letrar, për breznitë letrare, etj.

Materialet dhe prurjet e përzgjedhura do të botohen në faqet e revistës së festivalit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›