E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero vendos këtë javë

Nga Express më 18 korrik 2011 në ora 15:33

Sergio Aguero do të vendos këtë javë për të ardhmen. Sulmuesi argjentinas shihet si pasardhës i bashkëkombësit të tij tek Manchester City. Mirëpo, deri tash, asgjë nuk ka të re rreth futbollistit të Atletico Madridit.

“Ai dëshironte të fliste vetëm pas Copa Americas. Por, pasi Argjentina u eliminua, do të ulemi dhe të bisedojmë. Gjatë kësaj jave, gjithçka do të qartësohet”, ka thënë menaxheri i Agueros, Hernan Reguera për të përditshmen argjentinase ‘Ole’.

Aguero ka zhvilluar 234 paraqitje me Atleticon dhe ka realizuar 102 gola. 23 vjeçari kërkohet edhe nga Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›