E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pranvera arabe” ka kushtuar mbi 55 milionë dollarë

Kryengritjet që përfshinë Lindjen e Mesme në muajt e parë të këtij viti, u kanë kushtuar vendeve të prekura prej tyre më shumë se 55 milionë dollarë.

Kështu thekson një raport i ri publikuar nga FMN-ja rreth kostos së të ashtuquajturës "Pranvera Arabe", i cili thotë se çmimet e larta të naftës kanë forcuar prodhimin në vendet e tjera.

Kështu, një analizë statistikore e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me të dhënat nga shtëpia këshilluese "Geopolicity", tregoi se vendet që u shoqëruan me konfrontime të përgjakshme si Libia dhe Siria, ishin duke mbajtur barrën ekonomike, pasuar nga Egjipti, Tunizia, Bahrejni dhe Jemeni.

Për to thuhet se patën një "gërryerje" të financave publike me një shumë prej 35 milionë dollarë, ndërsa janë shtuar së tepërmi shpenzimet e të ardhurave.

Ndërkaq, prodhuesit e mëdhenj të naftës si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Kuvajti, arritën t'i shmangin trazirat e konsiderueshme dhe nga kjo, e panë të rritej me shifra të konsiderueshme GDP-në e tyre.

Kështu, çmimet e naftës së papërpunuar nga rreth 90dollarë për fuçi, vetëm për një periudhë të shkurtër në muajin maj, arriti në kuotën prej 130 dollarë, ndërsa tani që gjendja duket më e stabilizuar, ranë në rreth 113 dollarë .

"Si rezultat i ndikimit të përgjithshëm të "Pranverës Arabe", në të gjithë mbretërinë arabe është shtuar prodhimi, ka vlerësuar raporti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›