E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sanctus” vjen në shqip

Romani bestseller i vitit 2011, “Sanctus - E fshehta që do të tronditë botën”, i autorit Simon Toyne, falë shtëpisë botuese Linus tashmë mund të lexohet edhe në shqip.

Por, cila është e fshehta e Sanctus’it?

Një burrë ngjitet në majë të ndërtesës më të lashtë në botë, por që ende është e banuar, në malin e quajtur Kështjella, i cili ngrihet mbi një qytet të vogël të Turqisë. Mirëpo, s’bëhet këtu fjalë për një të çfarëdoshme, por për diçka simbolike, që e sheh e gjithë bota.

Sido që të jetë, janë të paktë ata që i kuptojnë pasojat e gjithë kësaj. Për Katrina Manin kjo ngjarje paraqet provën se diçka e madhe është duke ndodhur. Për Sancti’t - murgjit e fshehtë që jetojnë brenda në Kështjellë - ngjarja rrezikon të shkaktojë fundin e gjithë asaj që ata kanë ngritur. Dhe, ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta ndaluar, qoftë edhe të vrasin...

Gazetarja Liv Adamsenit, kjo ngjarje ia kujton vëllain që e ka humbur, gjë që e shtynë të ndërmarrë një udhëtim deri në anën tjetër të botës... Ajo do të bëjë një zbulim tronditës që do të ndryshojë gjithçka...

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›