Falcao mund të largohet nga Atletico

Ylli i Atletico Madridit, Radamel Falcao ka komentuar të ardhmen e tij në klubin nga kryeqyteti spanjoll.
Reprezentuesi kolumbian ka insistuar se ka kontratë afatgjate me Atleticon por nuk përjashtoi mundësinë e largimit nga klubi në të ardhmen e afërt.
“Kam kontratë të gjatë me Atletico Madridin por e ardhmja nuk varet vetëm nga unë. Duhet të konsiderojmë nevojat e klubit në këtë kohë të krizës ekonomike”, deklaroi Falcao gjatë një interviste për mediet spanjolle. Gjatë verës Falcao kërkohej nga Chelsea dhe Real Madridi.