“Sulltani” Ambasador?

Edhe sikur të kishte dëshirë të zgjidhte ndonjë emër tjetër për pasardhës të Sylejman Selimit në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ministri Agim Çeku, nuk do të mund ta bënte këtë. Ndoshta jo se nuk do të donte, por të vetmen mundësi që ka për ta zëvendësuar Sylejman Selimin i cili për tri vjet shërbeu si komandant i FSK-së, duhet të zgjedh njërin nga dy persona.
Ata janë Kadri Kastrati dhe Rrahman Rama, emrat e vetëm në tërë Kosovën që sipas ligjit, plotësojnë kriteret për t’u emëruar komandant i FSK-së. Sipas Ligjit, komandanti i FSK duhet ta ketë gradën më të lartë gjeneralmajor të ushtruar në 12 muajt e fundit. E këtë gradë e kanë vetëm këta dy persona. Rrahman Rama ka këtë gradë dhe që nga viti 2009 dhe mban postin e zëvendëskomandantit të FSK-së dhe komandantit të Komandës së Forcave Tokësore. Njëjtë si kolegu i tij edhe Kadri Kastrati mban këtë gradë qe dy vjet dhe është drejtor i Operacioneve në FSK.
Edhe pse Rrahman Rama ka zëvendësuar komandantin e deritanishëm, burime të Express-it bëjnë me dije se Kastrati i ka gjasat më të mira për të qenë në këtë post.
Pavarësisht kësaj, i mbetet ministrit të FSK-së, Agim Çekut dhe më pas Kryeministrit Hashim Thaci që ta zgjedhin njërin nga këta dy emra për komandantin e ardhshëm të kësaj force.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...