E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sonte vazhdon dialogu Prishtinë-Beograd

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 17:49

Sonte në Bruksel vazhdon raundi i shtatë të dialogut teknik midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ku do të bisedohet për katër çështje, atë të telekomunikacionit, energjisë, bashkëpunimi rajonal, si dhe ngecjet e implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Qeveria e Kosovës në kuadër të përgatitjeve për këtë takim ka shprehur shqetësimet zyrtare për ngecjet e të gjitha marrëveshjeve, e veçanërisht për shkeljen e marrëveshjes për tregtinë e lirë nga ana e Serbisë, që ndërkohë Qeveria e Kosovës po e zbaton këtë marrëveshje që nga 16 shtatori.

Ndërkaq, për shkak të ngecjeve të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve, Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga ndërmjetësuesi Robert Cooper që të bëhet një vlerësim zyrtarë për çështjen e ngecjeve në implementimin e marrëveshjeve, pra të vlerësohen përformancat e te dy palëve gjatë gjithë procesit të dialogut, si dhe ka kërkuar që konstruktiviteti i Qeverisë i dëshmuar gjatë gjithë bisedimeve të reflektojë në progresin e Kosovës drejt integrimit në BE.

Por zyrtarët serbë kanë njoftuar se presin që gjatë këtij raundi të flitet edhe për çështjen e pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas agjendës zyrtare, pala kosovare e ajo serbe do të zhvillojnë takime për dy ditë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›