E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i bënë thirrje për përmbajtje në Veri

Nga Express më 27 shtator 2011 në ora 16:21

Zyrtarët e EULEX-it, pas incidentit në afërsi të vendkalimit kufitar në Jarinë, u ka bërë thirrja qytetarëve që të përmbahen nga dhuna.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nik Hauton tha për Radion Evropa e Lirë se “ ajo çka mund të themi është se ka pasur një incident serioz në portën 1 në Jarinë dhe disa persona janë lënduar".

"EULEX-i ka disa pjesëtarë në këtë portë, por ata nuk kanë qenë të përfshirë në këtë incident”.

Hauton ka thënë po ashtu se “dhuna nuk është rruga që duhet ndjekur".

"Është e rëndësishme që njerëzit të ruajnë qetësinë, të tregojnë përmbajtje dhe të veprojnë me përgjegjësi dhe është gjithashtu e rëndësishme që njerëzit ta respektojnë sundimin e ligjit”.

Ivanoviq: KFOR-i ka shtënë në drejtim të serbëve

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Olliver Ivanoviq, ka thënë sot se aksioni i KFOR-it është për t’u gjykuar, duke qenë se “ushtarët e KFOR-it kanë shtënë në drejtim të serbëve në barrikadat tek Jarina”.

Ivanoviq ka vizituar disa nga serbët që po protestonin në afërsi të telave gjemborë, të vendosur nga KFOR-i.

“Këto janë protesta paqësore, ushtarët nuk kanë qenë të rrezikuar dhe nuk bëhet fjalë për një punkt të cilin ata formalisht e mbikqyrin, por bëhet fjalë për rrugën alternative, të cilën qytetarët vetë e kanë trasuar dhe këso rrugë mund të jenë të shumta. A do të thotë kjo se në çdo rrugë të këtillë do të shtihet me armë?”, ka thënë Ivanoviq. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›