E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësi i befasuar

Aleanca Kosova e Re sërish në krye e ka një Pacoll. Rrahimi, nga e hëna, e drejton këtë parti. Në një bisedë për Express, ai nuk shfaq ndonjë ambicie të madhe politike. Thotë se detyra e re e ka zënë në befasi. E bashkëpartiakët kursehen nga komentet për Rrahimin, djalin e xhaxhait të Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. Nga Shpend Limoni më 28 shtator 2011 në ora 08:38

Shumëkush mund ta ketë paramenduar si një anekdotë të radhës rreth Rrahim Pacollit zgjedhjen e tij në krye të AKR’së.

Por, ky tashmë është një fakt i ri në skenën politike të Kosovës.

Drejtori i kompanisë së sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, tash e ka homolog Hashim Thaçin, Isa Mustafën, Albin Kurtin e Ramush Haradinajn.

Të paktën përkohësisht.

Kjo ngritje në karrierë nuk duket të ketë ardhur për shkak të afinitetit të tij politik, por për shkak të lidhjeve familjare që ka ai me Behgjet Pacollin, Ish-President i kësaj partie dhe aktualisht Zëvendëskryeministër i Parë.

E tëra që dihet për figurën e Rrahim Pacollit është se ai e drejton një kompani sigurimesh, ka qenë Sekretar i AKR’së dhe se ka marrë pjesë edhe në një raund të bisedimeve Kosovë-Serbi - si Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Sigurimeve.

Me gjithë këtë ngritje në karrierë, Rrahim Pacolli tregohet modest, madje thotë se nuk ka qenë fare në dijeni të vendimit të partisë që ai të jetë udhëheqës deri në kuvendin zgjedhor.

“Nuk kam qenë aty, kam qenë në territor të Gilanit me disa punë të kompanisë që e drejtoj”, ka thënë Pacolli për Express, të martën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›