E Shtunë, 31 Tetor 2026

“U2” performon për herë të parë në Rusi

Moskë, 27 gusht - Grupi i njohur irlandez “U2” ka performuar për herë të parë para publikut rus në stadiumin e rindërtuar “Luzhniki”, në kryeqytetin rus, në Moskë. Në stadiumin gjigant shijuan shfaqjen e jashtëzakonshme mbi 80 mijë spektatorë, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit. Me mijëra rusë dhe turistë u shpërndanë në rrugët e Moskës disa orë përpara se të fillonte koncerti i shumëpritur. Spektatorëve të shumtë iu desh që të kalonin shumë kordon të policisë dhe natyrisht fansave të pranishëm në koncert iu desh që të kontrolloheshin nga detektorët e shumtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›