E Diel, 1 Nëntor 2026

Gruaja e varrosur për së gjalli, shpëtohet nga gomarët e saj

Tunizi, 27 gusht – Një grua e varrosur gabimisht për së gjalli është shpëtuar nga gomarët e saj. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të largët në Tunizi dhe është bërë e ditur nga faqja e internetit të televizionit arab al-Arabiya.

Bëhet fjalë për një banore të fshatit “Warga” në Sidi Bouzeid, 300 km në jug të kryeqytetit. Gruaja, e martuar, me dy fëmijë, pa dhënë asnjë simptomë sëmundjeje ishte fashitur, transmeton NOA.

Familjarët, e kishin konsideruar të vdekur dhe për këtë arsye kanë blerë “Kifin”, çarçaf të bardhë, që sipas traditës myslimane, është përdorur për të mbuluar trupin. Dhe më pas trupi i saj u varros në varrezat afër fshatit.

Këtu vijnë në skenë “dy gomarët e gruas”. Fati ka dashur që gruaja e supozuar e vdekur ditën që ishte venitur të linte të lirë dy kafshët e saj. Në mbrëmje, gomarët, “kur nuk panë padronen, u drejtuan drejt varrezave dhe u vendosën para varrit të saj”, tha një mikeshë e gruas së varrosur për së gjalli.

Në këtë pikë, mikja ka dëgjuar “britmat që vinin nga nëntoka”, dhe ka lajmëruar familjarët që kanë gërmuar në tokë përsëri për të nxjerrë “gruan me fat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›