“Vrasja e Mushkonjës” në TKK

Të mërkurën (nesër) në Teatrin Kombëtar të Kosovës, jepet premiera e shfaqjes “Vrasja e Mushkonjës”, e autorit Xhevdet Bajraj, në regji të Donard Hasanajt, dhe me interpretim të Ismet Azemit. Reprizat jepen edhe më 6 dhe 7 shtator.
“Vrasja e Mushkonjës” është një monodramë poetike me temë nga realiteti i përditshëm mbarëshqiptar, që në fokus ka fatin e një burri pa emër, moshë dhe profesion. Shfaqja është vështirë e kuptueshme që në fillim, meqë duket sikur çoroditja e tij nuk ka sens e adresë, sikur çdo fjalë e artikuluar është e varur rrënjësisht nga situata e dehjes në të cilën ndodhet - sikur shkëputja nga realiteti e bën që të jetë shumë pak tokësor...
Muzikën e shfaqjes e ka kompozuar Hysni Klinaku, skenografia është e Erald Bakallit, kurse kostumet të Samka Ferrit.